Qer 12, 2026

Premium Bakery në Tregun e Maqedonisë së Veriut

Artisanal bakery products ready to serve

Premium Bakery, një nga kompanitë lider në industrinë e produkteve të brumit dhe pjekurinave në Kosovë, ka nisur zgjerimin e aktivitetit të saj në tregun e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025. Ky proces ka filluar me hulumtime të detajuara të tregut, analiza të nevojave të konsumatorëve dhe identifikimin e partnerëve strategjikë për shpërndarje dhe zhvillim afatgjatë.

Me mbi 25 vite përvojë në industri, Premium Bakery operon që nga viti 2000 dhe është e njohur për standardet e larta të cilësisë, teknologjinë moderne të prodhimit dhe portofolin e pasur të produkteve të brumit dhe pjekurinave

Hyrja zyrtare në tregun e Maqedonisë së Veriut u realizua më 15 shtator 2025, përmes bashkëpunimit me rrjetin e marketeve Kipper. Ky partneritet shënoi fillimin e pranisë së Premium Bakery në tregun maqedonas dhe krijoi bazën për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit. Pas rezultateve pozitive dhe pranimit të mirë nga konsumatorët, kompania ka zgjeruar bashkëpunimin edhe me rrjetet Kit-Go dhe Viva Fresh Store, të cilat aktualisht operojnë nën markat SPAR dhe INTERSPAR në Maqedoninë e Veriut.

Sot, Premium Bakery është e pranishme në tregun maqedonas me pothuajse të gjithë gamën e produkteve të saj. Oferta përfshin produkte të ngrira të brumit, bukë gjysmë të pjekura dhe produkte të tjera të gatshme për pjekje, të dizajnuara për t’iu përgjigjur nevojave të konsumatorëve modernë dhe sektorit profesional të gastronomisë. Kategorisë së bukëve të paketuara pritet t’i shtohet shumë shpejt oferta ekzistuese, duke kompletuar praninë e markës në treg.

Përveç bashkëpunimit me rrjetet moderne të shitjes me pakicë, Premium Bakery ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme edhe përmes partneriteteve me supermarkete dhe markete lokale në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky rrjet i gjerë shpërndarjeje siguron mbulim të lartë të tregut dhe afërsi më të madhe me konsumatorët.

Strategjia e zhvillimit të Premium Bakery në Maqedoninë e Veriut mbështetet në një model të diversifikuar të kanaleve të shitjes:

Retail (Tregtia me Pakicë) – rrjetet e supermarketeve dhe marketeve moderne;

HoReCa – hotele, restorante, kafiteri dhe operatorë të gastronomisë;

B2B – bashkëpunime me distributorë, përpunues dhe partnerë industrialë;

B2S (Bake to Sell) – kanal me potencial të lartë zhvillimi, i cili pritet të zgjerohet në periudhën e ardhshme.

falë pozicionit të favorshëm logjistik, afërsisë gjeografike dhe kërkesës në rritje për produkte cilësore të pjekurinave, Premium Bakery vazhdon të forcojë praninë e saj në Maqedoninë e Veriut. Objektivi i kompanisë është të pozicionohet si një nga furnizuesit kryesorë të produkteve, të brumit dhe pjekurinave në tregun lokal, duke ofruar cilësi të qëndrueshme, inovacion dhe partneritete afatgjata me klientët dhe konsumatorët në të gjithë rajonin

Ky zgjerim përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë rajonale të Premium Bakery dhe konfirmon vizionin e kompanisë për rritje të qëndrueshme në tregjet e Evropës Juglindore.

Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery Premium Bakery