Në kuadër të iniciativës Premium for Community, Premium Bakery ishte pjesë e Panairit të Librit për Fëmijë, i organizuar gjatë muajit Tetor 2025.
Duke njohur rëndësinë e leximit dhe edukimit në zhvillimin e brezave të rinj, Premium Bakery kontribuoi në këtë aktivitet kulturor përmes mbështetjes me produkte dhe pranisë aktive gjatë ditëve të panairit.
Panairi mblodhi së bashku fëmijë, prindër, autorë dhe shtëpi botuese, duke krijuar një hapësirë të veçantë për promovimin e leximit, imagjinatës dhe dashurisë për librin. Për ne, pjesëmarrja në iniciativa të tilla përfaqëson një mundësi për të mbështetur zhvillimin edukativ dhe kulturor të komunitetit.
Premium Bakery mbetet e përkushtuar që edhe në të ardhmen të mbështesë aktivitete që kontribuojnë në edukimin, mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.