Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit dhe shënimit të 21 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, Premium Bakery, përmes iniciativës Premium for Community, u bë pjesë e një aktiviteti që promovon përfshirjen, barazinë dhe vlerësimin e talenteve të çdo individi.
Me këtë rast, Premium Bakery mbështeti ekspozitën e artistes së talentuar Elita Beqiri, duke besuar se çdo iniciativë që promovon talentin, kreativitetin dhe vlerat njerëzore meriton mbështetje dhe vëmendje.
Ekspozita shërbeu si një hapësirë frymëzuese ku arti u bë zë i fuqishëm për përfshirjen dhe ndërgjegjësimin, duke dëshmuar se talenti nuk njeh barriera dhe se secili individ ka potencial të jashtëzakonshëm për të kontribuar në shoqëri.
Për Premium Bakery, përgjegjësia ndaj komunitetit nënkupton më shumë sesa ofrimin e produkteve cilësore. Ne besojmë në rëndësinë e të qenit pranë njerëzve, duke mbështetur iniciativa që frymëzojnë, fuqizojnë dhe krijojnë mundësi për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
Përmes programit Premium for Community, synojmë të kontribuojmë vazhdimisht në iniciativa që promovojnë solidaritetin, respektin dhe përkatësinë, duke ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti ku secili individ ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë.