Në kuadër të iniciativës Premium for Community, Premium Bakery pati kënaqësinë të mbështesë Summer Launchpad Program 2026, një program intensiv pesëditor i sipërmarrjes dhe inovacionit i organizuar nga HAIspace dhe Kolegji Heimerer.
Programi mblodhi 30 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, përfshirë studentë ndërkombëtarë, pjesëmarrës rajonalë dhe të rinj nga Kosova, duke krijuar një mjedis unik bashkëpunimi, shkëmbimi idesh dhe zhvillimi profesional. Gjatë programit, pjesëmarrësit u udhëzuan nga ekspertë ndërkombëtarë, mentorë, sipërmarrës dhe profesionistë të ekosistemit të inovacionit nga vende të ndryshme të Evropës.
Përmes punëtorive praktike, sesioneve të mentorimit dhe punës në ekip, të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë aftësi në identifikimin e problemeve reale, krijimin e zgjidhjeve inovative, zhvillimin e modeleve të biznesit, inteligjencën artificiale, marketingun, brendimin, mbledhjen e fondeve dhe prezantimin profesional të ideve të tyre.
Premium Bakery beson se investimi në edukim, inovacion dhe zhvillimin e të rinjve është një investim në të ardhmen e komunitetit tonë. Për këtë arsye, vazhdojmë të mbështesim iniciativa që nxisin kreativitetin, sipërmarrjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar mundësi të reja për gjeneratat e ardhshme.
ndërkulturore. Përmes këtij programi, pjesëmarrësit kanë mundësinë të mësojnë, të krijojnë rrjete profesionale dhe të zhvillojnë aftësi që kontribuojnë në ndërtimin e së ardhmes së tyre.
Gjithashtu, Premium Bakery ka mbështetur edhe iniciativën Healthathon, një aktivitet që promovon zgjidhje kreative dhe inovative në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies.
Si vlerësim për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në këto iniciativa, Premium Bakery është nderuar me mirënjohje nga Kolegji Heimerer. Ky vlerësim përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve arsimore në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Përmes programit Premium for Community, ne do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa që nxisin edukimin, inovacionin, sipërmarrjen dhe zhvillimin e potencialit të të rinjve në Kosovë dhe më gjerë.